Shala për vizat: Evropa t’i fusë në listë të zezë politikanët, jo popullin!

0
22

Aktivistja e shoqërisë civile, Linda Shala, ka shprehur pakënaqësitë ndaj sjelljes së Evropës karshi Republikës së Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave për vendin tonë.

Në një intervistë për “Urban FM”, ajo e ka quajtur të papranueshëm vendimin e komisionarit për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Hahn, para dy dite në Prishtinë. Ky i fundit ia “preu këmbët” kosovarëve rreth heqjes së vizave duke thënë se i njëjti veprim mund të ndodhë në 2020.

Sipas Shalës, BE-ja duhet t’i ndëshkojë politikanët dhe jo popullin. Ajo mori shembull “bllokadën” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke përmendur listën e zezë që ka shteti më i fuqishëm në botë, transmeton Gazeta Focus

“Si duket Evropa vetë është në një udhëkryq. E pashë një iniciativë që deputetët me 22 nënshkrime që të futet ne rend të ditës dhe të caktohet liberalizimi. Diçka nuk është në rregull dhe nuk ka sens. Nëse nuk janë të kënaqur me qeveritë dhe politikanë në Kosovë “OK” shumë bukur. Por eja dhe dënoji ata. SHBA-ja i fut në listë të zezë, futi pra në listë të zezë ata por mos të dënohen dhe të pësojnë rinia kosovare”, është shprehur aktivistja kosovare.

Më tej, Shala theksoi se dëshpërimin më të madh e kishte kur Evropa liberalizoi vizat për Serbinë. “Aty se kam kuptu pse s’është përfshi edhe Kosova. Në atë pako kishin shkuar Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Mendova se na kishin lënë në tyrin e dyte me Bosnjën dhe Shqipërinë, por edhe atëherë su bë. Por kjo i ka tejkaluar. Arsyetim më nuk ka. Nëse Këshilli Evropian ka votuar pro dhe ti tani të na thuash jo, kjo s’don koment dhe është shqetësuese”, është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here