​Qeveria me Draft-libër për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë

0
41

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do të prezantojë para kabinetit qeveritar Draft-librin e madh me kapituj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se javët e fundit është angazhuar një ekip i madh të cilët kanë punuar intensivisht që ky dokument të jetë një draft final që përfshinë të gjitha temat e rëndësishme për të cilat ne duhet të dialogojmë me Serbinë.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do të prezantojmë para Kabinetit Qeveritar draft-librin e madh me kapituj, një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë.

Javët e fundit kam angazhuar një ekip të madh kolegësh të cilët kanë punuar intensivisht që ky dokument të jetë një draft final që përfshinë të gjitha temat e rëndësishme për të cilat ne duhet të dialogojmë me Serbinë. Ky dokument, është dokument i gjallë e i cili në ditët në vijim do të prezantohet tek të gjitha pjesët e shoqërisë sonë në mënyrë që të plotësohet dhe të përfshijë të gjitha temat, që sigurojnë avancim të ofertës sonë.

Në ndërkohë, këtë material tashmë ua kam dërguar të gjithë liderëve të partive politike në Kosovë, vendeve të Quintit dhe Zyrës së BE-së.

Ky projekt voluminoz është bazament pune për ekipin negociator në fazën e ardhshme të dialogut dhe është mbështetje e fuqishme për këtë ekip.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe se tani është koha që ky dialog të finalizohet, duke respektuar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Dialogu është detyra e radhës për ta përfunduar konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe ngjashëm si për temat e mëdha të vendit edhe këtu na duhet një unitet i plotë.

Uniteti na forcon të gjithëve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here