Kush i bëri stemat e FSK’së?

0
23

Në këto ditë kur i gjithë vendi iu gëzua mandatit ushtarak që iu dha Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjithandej u pa edhe një entuziazëm për bartjen e stemës së ushtrisë. ​Këtë dukuri e konfirmojnë edhe dy krijuesit e emblemës Albian Gagica dhe Taulant Qerkini , këtë dizajnim ata e bënë në vitin 2008.

Janë shqiponja dhe vetëtima sy karakteristikat e stemës së ushtrisë së Kosovës. Bëhet fjalë për veprën e Taulant Qerkinit dhe Albian Gagicës.

Ky i fundit që ishte kryeideator dhe që aktualisht gjendet në Amerikë rikujton se kjo nuk ishte punë e lehtë.

Kjo markë ushtarake përfshirë edhe nënmarkat tjera përfshinë detaje që kanë për qëllim të japin mesazhe vendimtare.

Taulant Qerkini kujton se secila nga stemat është dashur të jetë e thjeshtë për shkak të qëndisjes por edhe të përmbajë nga një shpjegim të veçantë.

Në fakt të gjitha këto emblema ushtarake janë krijuar në kohën kur u shpall pavarësia e vendit por janë aktualizuar ditëve të fundit me shkas.

Gagica thotë se këto stema ushtarake të punuara edhe nga NATO do të qëndrojnë gjatë dhe nuk do të ndërrohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here