3 DHJETORI, DITA NDERKOMBETARE E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR FIZIKE

0
18

Le të mposhtim të gjitha barrierat, le t’i bëjmë ata të ndihen më të përfshirë në shoqërinë tonë. Bëhet fjalë jo për të mposhtur barrierat e betonit, por ato kulturore dhe sociale të cilat pengojnë integrimin e personave me aftësi të kufizuar në fusha të ndryshme të jetës. Është ky qëllimi fisnik, për të cilin çdo vit, në datën 3 dhjetor festohet dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara fizike.

Kjo inisiativë është ndërmarë që në vitin 1981, me qëllim që të përhapet sa më shumë njohja e konceptit “aftësi të kufizuara”, në mënyrë që të jepet mbështetja e duhur, për të mbajtur larg tyre çdo formë diskriminuese dhe dhune. E mendoni ndonjëherë se sa e vështirë mund të jetë për ta nëse do të refuzohen nga shoqëria? E mendoni ndonjëherë nëse ata janë apo jo mjaftueshëm të përfshirë në ekzekutimin e dijeve të tyre në lidhje me një profesion të caktuar? Sigurisht që të jesh pjesë e shoqërisë, të ndihesh i përfshirë duhet që ajo të pranojë kufizimet në fjalë, dhe për pasojë të japë ndihmën, mirëkuptimin, pranimin e saj, mënyrë kjo që një person me aftësi të kufizuara do ta ketë më të lehtë të adaptohet pa problem në aktivitete dhe punë të ndryshme, por a e bën shoqëria jonë mjaftueshëm diçka të tillë? A jemi ne diskriminues dhe përjashtues kur bëhet fjalë për një person me aftësi fizike të kufizuara?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here