A ndihet më mirë Ramush Haradinaj me uniformën e UÇK-së apo në petkun e Kryeministrit?

0
22

Në ditën kur u formua Ushtria e Kosovës, , ekipi i “Blic InterView” me Astrit Gashin, ka përcjellur kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, qysh kur ka dalë nga shtëpia e tij, në orët e para të mëngjesit deri në në ceremoninë shtetërore, në mbrëmje.

Në mëngjesin e hershëm, rreth orës 6, kryeministri Haradinaj ka thënë se dita e sotme është një ditë e një rëndësie të veçantë për secilin qytetar të Kosovës.

Ai ka thënë se në këtë ditë ka diçka që kujton.

“Është e rëndësishme edhe për mua, besoj edhe për ty, edhe për vendin tonë dhe të gjithë njerëzit e Kosovës”.

“Ajo që sot na vjen në mend është rruga e gjatë dhe e vështirë e popullit tonë, që edhe pse jemi prej popujve më të vjetër në Ballkan jemi të fundit që po kthehemi në rresht të popujve të lirë, ushtrive të paqes – është arritje e madhe e jona e të gjithë neve”.

Në ditën që padyshim është dita e uniformës ushtarake, kryeministri i vendit kishte veshur ‘uniformën’ e punës të kryeqeveritarit.

Por në cilën ndihet ai më mirë, në uniformën ushtarake që e mbante dikur, si një prej udhëheqësve të UÇK-së, apo në petkun e Kryeministrit?

“Tani jemi fatmirësisht në paqe dhe kemi të rinj e të reja që shërbejnë me nder dhe ju rrinë mirë uniforma – uniforma është edhe e imja dhe e të gjithë neve”.

“Në cilën do kur është për të mirën e vendit, bën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here