Agim Bahtiri e komplikon akoma më shumë situatën: Inicion ndryshimin e ligjit për “bashkimin e Mitrovicës”

0
42

Kuvendi i Komunës Jugore të Mitrovicës, ka thirrur një mbledhje urgjente me qëllim të ndryshimi të ligjit për kufijtë administrativë të komunës, me qëllim të bashkimit të qytetit të Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media. Pika e vetme e rendit të ditës është ndryshimi i Ligjit Nr 03/L041.

“Inicimi i ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-041 Për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim bashkimi i Mitrovicës”, thuhet në njoftimin.

Kjo kërkesë është bërë nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Kjo mbledhje ka filluar në orën 11:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here