Agim Bahtiri realizon hapin e radhës për bashkimin e Mitrovicës

0
25

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka paralajmëruar sot peticion të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës.

Ai ka bërë të ditur se nga nesër në Mitrovicë do të nisë nënshkrimi i peticionit për inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me atë jugore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri shkruan se qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here