Albulena Haxhiu: Shtatë vjet burgim për 450 euro ndërsa zyrtarët e lartë që dyshohen për miliona amnistohen

0
13

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë një koment lidhur më dënimin e një të riu të komuniteti shkali me shtatë vjet burgim për vjedhjen e 450 eurove.

Haxhiu ka kritikuar sistemin vendor të drejtësisë, duke thënë se amniston zyrtarët që keqpërdorin miliona.

“Me 7 vite burg, sistemi jonë i drejtësisë paska dënuar një 18 vjeçar të komunitetit ashkali për 450 euro pra ky sistemi i njëjtë që i liron dhe amniston zyrtarët e lartë dhe njerëzit e lidhur me ta, ani pse dyshohen për miliona keqpërdorime”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here