Apostolova flet për rolin e rinisë në luftimin e korrupsionit

0
14

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka diskutuar me nxënësit e shkollave të mesme në temën “Avokimi i ndryshimit kulturor: Roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes”.

Ajo theksoi se rinia e Kosovës duhet të edukohet që në fëmijëri se korrupsioni është një fenomen që pengon progresin dhe të ardhmen e Kosovës.

“Është kënaqësi të jem në këtë ditë me ju të flasim me gjenerata të reja të Kosovës sepse Kosova ka popullin më të ri në botë dhe në javën kundër korrupsionit flasim me institucione të larta dhe këtë vit kemi vendos të flasim me juve sepse jeni e ardhmja e Kosovës”.

“Lufta kundër korrupsioni është një ndër prioritetet e BE-së kudo më botë, në Kosovë është e rëndësishme sepse korrupsioni ndalon progresin, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, nepotizmi politik keqtrajton sistemin e vendimmarrjes dhe rrezikon të ardhmen e vendit që jeni ju, rinia”, tha ajo.

“Luftë kundër korrupsion ka qenë kriter i fundit për heqjen e vizave. Ne bëjmë promovimin vlerave dhe duam të ndihmojmë formësimin e qëndrimit tuaj kundër cilit do korrupsion”, tha ajo.

Apostolova tha se rinia ka rolin kyç ku në të ardhmen mund të ndikojë pozitivisht në luftën kundër korrupsion.

Sipas saj, korrupsioni mbetet i rrënjosur në Kosovë, prandaj edhe ka kërkuar nga të rinjtë që mos të lejojnë që kjo të ndodh.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi tha se korrupsioni e humb vlerën e çdo kujt dhe si vend.

“Ne si institucione luftimin e korrupsionit duhet ta kemi në përditshmëri, të flasim për dëmet e korrupsionit është bërë temë e zakonshme sepse dihen pasojat që shkaktohen për qytetarët, rininë dhe pengesat e vendit tonë. Korrupsioni i zhvilluar e humb vlerën e çdo kujt, kjo dukuri ekziston në mesin tonë dhe duhet gjejmë mënyra se si ta luftojmë këtë”, tha ai

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here