Ardiana Blakçori-Osmanaj: Ligji kundër Dhunës në Familje duhet të gjejë zbatim më të madh praktik në vendin tonë.

0
37

Dhuna në familje! Problemet e ndryshme me të cilat sot ndeshemi, e sidomos problemet e shumta në familje janë të natyrave të ndryshme. Familja e shëndosh është strumbullar i shoqërisë së shëndosh. Në shoqëritë patriarkale gruaja ka qenë ajo që çdo herë ka sakrifikuar të drejtat e saja, ndërsa burri ka qenë ai i cili ka udhëhequr një familje të tërë nën urdhërat e tij. Si e till në ato familje ku rregullat e patriarkut janë thyer nga anëtarët e tjerë të familjes ka pasuar dhuna në familje, varësisht nga kush janë thyer ato rregulla. Por edhe sot në shoqëritë moderne dhuna në familje e cila paraqitet është e lartë, e mos të flasim për numrin tjetër të madh të cilat ose për mos informim ose për shkak të mentalitetit të ulët nuk paraqiten asnjëherë në organet gjegjëse. Mirëpo, çfarë do të prodhojë kjo shoqëri përmes dhunës në familje? Individ të traumatizuar të cilët në njërën apo tjetrën form atë traum e transmetojnë tek të tjerët sot. Pra, dhuna në familje është një abuzim fizik, psiqik, verbal ndaj viktimës (burrë, grua, vajzë, djalë). Pasojat psikologjike që rrjedhin si pasojë e dhunës në familje janë të shumta. Si shembull mund të marrim: depresionin, stresin, humbja e vetëbesimit, frika, deformimet e shumta që ndodhin në jetën e individit si: alkoolizmi, prostitucioni, abuzimi me të tjerët në të njëjtën form sikurse dikush që abuzoj dikur me ju. Por mbi të gjitha dhuna do ndikojë aq negativisht në formimin e personalitetit të fëmijëve, që si për pasojë të një fëmijërie të çrregulluar pasojat në personalitetin e tij/saj në moshën e pjekurisë do të jenë shumë të mëdha. Përderisa njëri nga bashkëshortët ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortit tjetër atëherë ai fëmi edhe nëse ndaj tij nuk ushtrohet dhunë fizike, ai do pësoj dhunë psikologjike. Stresi i krijuar nga situatat e tilla ku dhuna është e pranishme do ketë pasoja post-traumatike tek fëmijët, të cilat do shfaqen gjatë gjithë jetës së tij, edhe pse do shëroheshin por kthimi në atë gjendje do ishte shumë i mundshëm. Një fëmijë që është pjesë përbërse e familjes ku dhuna çfare do lloj i dhunës që ushtrohet aty është e pranishme, suksesi në shkollë do ishte shumë më i ulët ngase neglizhimi nga ana e prindërve, dhuna dhe stresi që e kaplon do ishte shkaktari që ai fëmijë mos të ketë vullnetin dhe përqëndrimin e duhur për të arritur rezultate të mira në shkollë. Dhuna në familje shkakton probleme të shumta, një dhunë në familje prodhon një barrë të madhe për tërë shoqërin. Ne duhet ti themi jo këtij fenomeni negativ aq të përhapur sot. Duhet ta bëjmë për të mirën tonë, familjes dhe shoqërisë sonë. Respektimi dhe praktikimi më i madh i Ligjit kundër Dhunës në Familje duhet të gjejë zbatim më të madh praktik në vendin tonë. Kampanjat vetdijësuse kundër dhunës në familje nuk janë të pakta. Gjithë çka ne duhet bëjmë është ti themi STOP DHUNËS NË FAMILJE.

Shkruan: Ardiana Blakçori-Osmanaj: Trajnere për Barazi Gjinore në IKAP dhe Zyrtare për Shërbime Sociale në Podujeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here