Arrestohen dy persona për vjedhje në një xhami në Prishtinë

0
37

Policia njofton se janë arrestuar dy burra, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë hyrë në xhami për të vjedhur.

Rasti ka ndodhur dje në orën 17:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vjedhje në lokacion të ndryshme.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here