Arrestohen gjashtë persona në Deçan

0
16

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, javën që po lëmë pas, gjatë një pune operativo – hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘grabitje me armë’.

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në terren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin, ku me vendim të prokurorit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Nga hetimet e koordinuara me njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në këto raste konsiderojmë që janë siguruar prova të mjaftueshme për zbardhjen e të paktën 20 (njëzet) rasteve të ‘vjedhjeve të rënda’ dhe ‘grabitjeve me armë’ që dyshohet se janë kryer nga të dyshuarit e lartcekur.

Në këtë veprimtari intensive policore janë kontrolluar – bastisur disa lokacione, shtëpi dhe objekte përcjellëse që kanë qenë në shfrytëzim nga të dyshuarit në këto raste, ku gjatë kontrollit është arritur të gjenden dhe sekuestrohen:

tri armë zjarri, sasi e konsiderueshme e municionit, sasi e konsiderueshme e stolive të arit, sasi të parave të gatshme, një llap-top dhe një I-Pad, disa telefona celularë etj.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here