Arrestohen pesë persona për armëmbajtje pa leje në Vushtrri

0
24

Sektori i Hetimeve Rajonale, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka arrestuar pesë persona në lokacione të ndryshme në Vushtrri nën dyshimin e armëmbajtjeve pa leje.

Si rezultat i bastisjeve gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur katër armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme e municionit.

“Armët e konfiskuara  gjatë kësaj bastisjeje janë: Tre pistoleta, një pushkë gjuetie, shtatëdhjetë e tre fishekë për pistoletë dhe gjashtëdhjetë e dy fishekë të pushkës së gjuetisë”, shkruan në komunikatën e MPB-së.

“Ndaj  personave të dyshuar, janë iniciuar rastet ‘mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve’. Ndërsa pas procedurave intervistuese  me urdhër të prokurorit të rastit  të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here