Arrestohet në Gjilan i kërkuari nga INTERPOL

0
28

Është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, Sedat Ramadani, shtetas i Maqedonisë i kërkuar nga INTERPOL, shkruan Gazeta Express.

Ramadani po kërkohej nga INTERPOL në një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Austrisë, pasi që dyshohet se me 6 gusht 2018 në qytetin e Vjenës, ka kryer veprën penale, e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi Drogat dhe narkotikët e shtetit Austriak, ose veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge’’, e paraparë në nenin 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që te i njëjti janë gjetur 8 (tetë) kilogram substancë narkotike, e llojit ‘’Kanabis’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, ka ndaluar të pandehurin Sedat Ramadani – shtetas i Republikës së Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here