ARRESTOHET ZYRTARI I GJYKATËS PASI DYSHOHET SE MORI RYSHFET

0
87

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi dyshohet për marrje ryshfeti.

Zyrtari dyshohet se i kishte marrë një qytetari 20 euro për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here