Asfaltimi i rrugës nuk shkon sipas rregullave, Lladrovci urdhëron ndërprerjen e punimeve

0
108

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, pas shqetësimeve të pranuara nga ana e banorëve të fshatit Kishnarekë si dhe vlerësimit të drejtorisë së Urbanizmit se punimet nuk janë duke shkuar sipas paramases, ka dhënë urdhër të ndërpriten punimet për asfaltimin e rrugës në këtë fshat, deri sa të përgatitet baza sipas paramases për asfaltim.

Kompania e kontraktuar nga ana e Komunës, nuk kishte kryer punimet sipas planifikimit të kontratës së nënshkruar dhe nuk i kishte evituar demet e shkaktuara nga shtrirja e kabllove nëntokësore i cili njëkohësisht ka ndikuar drejtpërdrejt ne këto pengesa.

Kryetari Lladrovci ka thënë se do t’i behët vërejtje kompanisë për mos respektimin e kontratës dhe afateve dhe u ka bërë apel të gjitha kompanive që kanë nënshkruar kontratë me Komunë e Drenasit që t’i përmbahen asaj dhe t’i kryejnë punimet sipas paramases, të kundërtën do të merren masa ndaj tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here