Avni Arifi i reagon KEDS-it: Sot ka qenë e vështirë të jesh qytetarë i Fushë Kosovës dhe Therandës

0
90

Avni Arifi i cili është shef i kabinetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se Fushë Kosova dhe Theranda për orë të tëra janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas tij, Qeveria nuk do të pajtohet më me raporte të arsyetimeve të kota për rënie blloqesh, mbingarkim apo renovime të “planifikuara” në pikë të dimrit.

“Sot ka qenë vështirë të jesh qytetarë i Fushë Kosovës dhe Therandës. Në ditë të ftoftë gati Siberike me orë të tëra pa energji elektrike në vitin 2018 është e patolerueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Është arrit nivel ku Qeveria nuk do të pajtohet më me raporte të arsyetimeve të kota për rënie blloqesh, mbingarkim apo renovime të “planifikuara” në pikë të dimrit”.

“Në mënyrë të pa-kompromis do të i vihet fundi praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here