Avokati i Arban Abrashit, jep sqarime lidhur me opinionin e Komisionit të Venedikut

0
85

Avokati i ish kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka dhënë sqarime lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me garën e balotazhit në Prishtinë.

Ai ka thënë se

“Opinionet nga Forumi i Venedikut përfshijnë opinione të shteteve (gjykatave kushtetuese) anëtare, te cilat përmes Komisionit te Venedikut përcillen te gjykata e cila e ka kërkuar një ndihmë të tillë nga shtetet (gjykatat) anëtare,dhe përmes të cilave kërkohet të ofrohet një perspektive krahasuese e rastit konkret që trajtohet nga Gjykata. Nëse konsultohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i gjeni ne disa raste këto opinione te dërguara nga shtetet anëtare”.

Berisha shton se

“Për këta nënte 9 (muaj) kemi treguar durim dhe konsiderate ndaj Gjykatës Kushtetuese. Madje edhe ne paraqitjen e përbashkët televizive në ditën e dorëzimit të kërkesës kushtetuese jemi treguar te përmbajtur ne deklarimet tona, me te vetmin qellim qe Gjykata te mos ndihet nen çfarëdo lloj presioni”.

Avokati i Abrashit thekson faktin e shkeljeve specifike të cilat sipas tij qartazi janë te dukshme në rastin e z. Abrashi janë te ndërtuara duke u bazuar në praktiken e gjykatave kushtetuese dhe opinionet e mëhershme të Komisionit te Venedikut për çështje elektorale. Opinione që mund të shkarkohen online në ueb faqen e këtij institucioni, njofton avokati i ish kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi.

Mbesim me shpresë se Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë një vendim të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Një vendim të arsyetuar dhe të arsyeshëm brenda një afati kohor sa më të shpejtë, sepse çdo prolongim po vazhdon të cenojë të drejtat e parashtruesit të kërkesës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here