BEKIM JASHARI REAGON PAS LARGIMIT NGA KOSOVA TË SAMI LUSHTAKUT

0
53

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas nisjes në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës, duke thënë se si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të tejkalohet pasi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se do të jetë gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë. Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar. Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë!”, shkruan Jashari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here