Deputeti i kërkon Haradinajt ta zvogëlojë pagën e 3 mijë eurove ose t’ua rrisë edhe mjekëve e mësuesve

0
34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka komentuar rreth grevës së paralajmëruar për nesër nga mësimdhënësit në mbarë Kosovën.

Ai e ka vlerësuar të drejtë kërkesën e mësuesve për rritje të pagave.

Aliu i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, që t’ua rrisë pagat mësuesve, mjekëve e të tjerëve.

Ka thënë se nëse nuk e bën këtë, Haradinaj duhet t’ia zvogëlojë pagën vetes.

“Ramushi ose duhet t’ia zvogelojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here