Dardan Molliqaj konfirmon pazaret me pushtetin, kemi negociuar 4-5 ditë

0
62

Anëtari i Kryesisë së PSD’së, Dardan Molliqaj ka konfirmuar gjithë mesazhet që janë publikuar lidhur me negociatat e PSD’së me Qeverinë. Ka thënë se kanë pasur biseda katër pesë ditore për të arritur një marrëveshje për të votuar buxhetin e Shtetit.

“Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit. Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi korkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara”, ka shkruar Molliqaj, në një reagim pas publikimit të SMS’ve.

“Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, KosovaPress ka publikuar biseda interesante në mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, janë zhvilluar dje gjatë seancës, para se të votohej projekt buxheti. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin.

KosovaPress ka arritur të incizojë këto biseda të cilat zhvilloheshin në mes Dardan Molliqajt, Pal Lekajt e Bilall Sherifit.

Biseda kishte edhe në mes të grupit të Partisë Socialdemokratike, ku kryetari Shpend Ahmeti u trengonte se çka të flasin.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ministri i  Infrastrukturës, Pal Lekaj shkëmbenin mesazhe në telefon me Molliqajn, duke u dakorduar kështu për votimin e projektligjit për buxhet.

“A jeni marrë vesh për buxhet? Jo. D.m.th nuk kalon”, i thoshte Bilall Sherifi deputetit Dardan Molliqajt.  Sherifi më vonë e pyeste sërish Molliqajn nëse është kryer, ndërsa ky i fundit i thotë ‘po’’.

Dardanit i shkruante edhe ministri Lekaj, duke i kërkuar që ta mbaj premtimi.“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”,  i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.“Pasi të votohet”, vazhdonte Molliqaj.

Derisa flisnin në grupin e PSD-së, Shpend Ahmeti i pyeste deputetët se a po kërkojnë kuorum apo edhe votat për projektligjin. Kurse, Dardan Sejdiu i thoshte se VV dhe LDK janë mobilizuar dhe PSD-ja duhet votuar për, përndryshe bie.

Kurse, Shpend Ahmeti vazhdonte të shkruante në grup Dardan Sejdiut.

“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”. Kurse, Molliqaj e pyet se çka kanë borxh.

Molliqaj vazhdoi bisedën edhe me deputetin Frashër Krasniqin, duke e pyetur se pse është larguar nga grupi i PSD-së.

“Unë kam dal se s’jam t’u deshtë ma me u merr me politikë, përveç kur muj me iu ndihmu diçka pa u përfshi fort si shok “, ka shkruar Frashër Krasniqi. E derisa Molliqaj e pyet për dikë tjetër, Krasniqi ia kthen se nuk e di nëse është larguar, duke i rekomanduar që ta pyet drejtpërdrejt atë.

Krasniqi vazhdon sërish të shkruaj.

“Veç kaja n….qysh kemi ditë me i largu do njerëz që megjithatë kanë pas vullnet, entuziazëm e besim e kemi mujt me llogarit në ta tepër shumë…. është dëm edhe për parti tek e fundit se nuk është që keni bërë najsen. Se kam personale me ty, e di që je mundu me na ndihmu tepër “, ka shkruar ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here