Dardan Sejdiu: Kujtim Shala më ka fyer

0
18

Deputetët e Kuvendit Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Kujtim Shala i LDK-së kanë pasur një përplasje verbale.

Sejdiu ka dhënë një sqarim përmes Facebook, për atë që ka ngjarë, ku ka thënë se ai ka qenë i fyer nga Shala.

“Ndjej obligim si deputet në Kuvendin e Kosovës, të sqarohem për atë që u raportua sot në media, si “përplasje” midis meje dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Kujtim Shala, në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Republikës. E vërteta është që unë nuk kam shprehur asnjë fyerje ose ofendim ndaj z.Shala. Pasi ngriti çështje procedurale, z.Shala kulmoi përnjëherë me të fyera dhe ofendime ndaj meje”, ka thënë Sejdiu.

“Sigurisht që nuk lëshohem në nivel të tillë të të shprehurit. Madje jam shumë i befasuar me gjuhën e z. Shala, që është edhe ligjërues universitar. Ndonëse nuk e kuptoj ende përpjekjen e z.Shala për t’iu shmangur mekanizmave institucionale, kur partia e tij thirret vazhdimisht në institucionalizëm; sjellja e sotme e z. Shala ka prirje ta kuptimësojë edhe sjelljen e LDK-së, gjatë gjithë kësaj kohe, që çdo ditë e më pak përkon me frymën e parlamentarizmit”.

“Duke besuar se pluralizmi dhe demokracia janë vlerat që i synojmë si shoqëri dhe si subjekte politike në Kosovë, e duke respektuar të drejtën e çdokujt për ta përzgjedhur gjuhën dhe sjelljen e tij në jetën publike, ftoj z.Shala e çdo kolegë tjetër, për diskutime etike dhe përmbajtësore, për të gjitha çështjet që janë në shërbim të interesit të përgjithshëm”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here