Detaje të reja nga mbytja e gruas në bunar

0
12

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës njoftoi se dje një grua nga fshati Kervasar i Malishevës, është mbytyr në një bunar. Gazeta Express ka marrë detaje të reja nga ky rast, bëhet fjalë për gruan me inicialet M.B., 82-vjeçare.

Lirije Podrimaj nga policia rajonale e Gjakovës tha se viktima ka rënë në një pus në të cilin edhe e ka humbur jetën.

“Me datë 01.11.2018, në orën 12:30 policia në Malishevë ka marrë informacion për një rast ku dyshohet se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus. Policia së bashku me njësitë tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi M. B., e moshës 82-vjeçare, kosovare/shqiptare kishte rënë në një pus ku edhe kishte humbur jetën”, tha Podrimaj për Express.

Bëhet e ditur se M.B. është nxjerrë nga pusi me ndihmën zjarrfikësve dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

“Rasti po hetohet nga Sektori rajonal për hetime”, përfundoi Podrimaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here