Dhurata Hoxha uron Ushtrinë e Kosovës

0
31

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar ushtrinë e Kosovës për formimin e saj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Më tej ajo tha se “Në Ceremoninë e tranzicionit nga FSK në Ushtri të Kosovës, pati shumë emocione, sepse, kjo ditë, është ditë e krenarisë dhe përkujtimit të kontributit të shumë brezave”.

Ajo tha se ushtria e Kosovës nuk do të jetë rrezik për askënd, por, gjithsesi, me misionin e vet mbrojtës, do të prodhoj siguri për të gjithë qytetarët pa dallim së bashku me aleatet që Hoxha i quan të përjetshëm deri në përmbylljen e synimit tonë, anëtarësimin në NATO.

“Institucionet tona, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar, ShBA dhe BE, nga konsumuese të paqes, do të prodhojnë paqe, në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës”, tha Hoxha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here