Digjet një stallë e bagëtive në Partesh

0
52

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Partesh të Gjilanit, një serb ka raportuar se i është djegur stalla e bagëtive.

Një serb në Partesh të Gjilanit ka raportuar në polici se në stallën ku ruante bagëti dhe mbante ushqim të kafshëve është kapluar nga zjarri.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Policia nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te djegia e kësaj stalle.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here