Dita e 23’të e mbylljes së qeverisë amerikane

0
22

Mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë amerikane vazhdon, duke hyrë sot në ditën e saj të 23-të. Ndërkohë presidenti po u kërkon demokratëve të kthehen në Shtëpinë e Bardhë për të vazhduar diskutimet për një marrëveshje të mundshme.

Të shtunën, Presidenti Donald Trump publikoi komente në Twitter rreth demokratëve dhe udhëheqësve të tyre në Kongres.

Në një referencë për Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësin demokrat të Senatit Chuck Schumer, Trump postoi të shtunën vonë:

“Jam në Shtëpinë e Bardhë duke pritur që qaramanët Chuck dhe Nancy të më marrin në telefon në mënyrë që të mund të fillojmë të ndihmojmë vendin tonë si në kufi edhe brenda! ”

Më parë të shtunën, presidenti shkroi: “Kemi një krizë humanitare masive në kufirin tonë jugor. Mbyllja e qeverisë do të vazhdojë për një kohë të gjatë nëse demokratët nuk do të kthehen nga “pushimet” e tyre dhe të fillojnë të punojnë. Unë jam në Shtëpinë e Bardhë gati të nënshkruaj! Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati u larguan të premten pasdite dhe do të kthehen në Uashington të hënën.

Mbyllja u shkaktua nga kërkesa e presidentit Trump për miliarda dollarë për të ndërtuar një mur mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, një lëvizje që Dhoma e Përfaqësuesve e ka refuzuar. Presidenti thotë se muri nevojitet për të penguar emigrantët të cilët ai i quajti “kriminelë” dhe “përdhunues” gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale.

Ndërkohë, mbyllja ka prekur rreth 800,000 punonjës federalë të cilët janë detyruar të mos punojnë ose të punojnë pa pagesë derisa të hapet qeveria.

Disa bashki dhe biznese po përpiqen të ndihmojnë punonjësit federalë dhe familjet e tyre me zbritje çmimesh dhe oferta të veçanta.

Në zonën metropolitane të Uashington, DC, supermarketet Giant Food Stores hapën tregje provizore në disa nga parkingjet e tyre të shtunën për të dhënë ushqime falas për punonjësit federalë. Shkollat në Uashington dhe në zonat përreth kanë zgjeruar programet e tyre për të siguruar drekë falas për fëmijët, prindërit e të cilëve janë prekur nga mbyllja e qeverisë.

Ata kanë propozuar rihapjen e qeverisë dhe ndarjen e çështjes së murit për negociata të veçanta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here