Drejtoresha Kërveshi takohet me drejtorin e Fondacionit “Freskia” Artan Musliu

0
100

Drejtoresha Kërveshi takohet me drejtorin e Fondacionit “Freskia” Artan Musliu

Drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, së bashku me humanistin Hamit Kamberi, sot kanë vizituar Fondacionin “Freskia” në Prishtinë, me ç’ rast janë pritur nga drejtori i këtij Fondacioni z. Artan Musliu.

Ky Fondacion ka të zhvilluar pastiqerinë dhe rrobaqepësin për nënat vet ushqyese në Prishtinë, ku këto produkte kanë licencë dhe së shpejti si produkte vendore pritet të shiten në tregun vendor.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy palëve për të ndihmuar edhe qytetin e Mitrovicës me funksionalizimin e një Fondacioni të tillë, si dhe të gjitha produktet e prodhuara do të jenë produkte bio, duke shpresuar që pastiqeritë në Mitrovicë, do t’i marrin dhe t’i plasojnë në treg.

Përveç këtyre drejtoresha Kërveshi dhe drejtori i Fondacionit Musliu u dakorduan që ky fondacion të ndihmoj strehimoren për gra dhe fëmijë në Mitrovicë, me 20 metra dru.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here