Drejtori i Infrastrukturës Naser Muja realizoi një diskutim me banorët e fshatit Kçiq të Vogël

0
113

 

Drejtori i Infrastrukturës Naser Muja realizoi një diskutim me banorët e fshatit Kçiq të Vogël

Në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale” të KDI-së, ёshtё mbajtur takimi mes banorëve tё Kçiqit tё Vogël dhe drejtorit tё Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja.

Gjatë këtij takimi ёshtё bёrё identifikimi i problemeve qё kanë qytetarët e këtij fshati si dhe përfshirja e tyre nё planet komunale. Rregullimi dhe shtrimi i rrugëve të paasfaltuara, rregullimi i rrjetit te kanalizimit, vendosja e ndriçimit publik në lagjet e fshatit ishin disa nga kërkesat e banorëve.

Po ashtu banorët e fshatit Kçiq të Vogël shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ngarkesën e trafos elektrike, rrezikun nga vozitja e shpejtë e veturave andaj edhe kërkuan vendosjen e policeve të shtrire si dhe ndërrimin e shtyllave elektrike.

Në këtë takim, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, pasi dëgjoi të gjitha kërkesat e banorëve, premtoi që komuna është shumë e angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore jo vetëm në qytet por edhe në fshatrat e Mitrovicës duke përmirësuar dhe lehtësuar jetesën qytetarëve.

Ai më tutje ka theksuar së sipas planit të drejtorisë, janë shumë projekte të cilat do të realizohen fshatin Kçiq të Vogël, duke filluar nga shtrimi i rrugëve, ku prioritet do ti jepet rrugës “Çlirimtaret e Lirisë”, si dhe ndriçimi publik në disa lagje të fshatit dhe si dhe rregullimi i rrjetit të kanalizimit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here