Drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, së bashku me zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale, sot kanë vizituar familjen e Hetem Beqirit, i njohur si Heta, për të cilin ka pasur shqetësime të shumta nga qytetarët për ditët dhe netët që kalon në rrugë.

Me këtë rast drejtoresha Kërveshi, bën të ditur se familja e qytetarit Hetem Beqiri banon në fshatin Studime në komunën e Vushtrrisë.

“Anëtarët e familjes na treguan se z. Beqiri e ka strehimin tek familja e vet, por që ai nganjëherë largohet nga shtëpia, edhe pse nuk është me dëshirë të familjes. Familjarët e Hetemit gjithashtu na kërkuan që ti mundësohet edhe një trajtim mjekësor”, tha ndër të tjerash drejtoresha Kërveshi.

Më tutje drejtoresha Kërveshi ka theksuar se do të jap maksimumin e saj në gjetjen e një zgjidhjeje si dhe do të kontaktojë edhe me Qendrën për Punë Sociale në Vushtrri që të trajtoj me prioritet rastin në fjalë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here