Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit bënë shpërndarjen e 350 kontejnerëve në fshatin Koshtovë të Mitrovicës

0
83

•Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit bënë shpërndarjen e 350 kontejnerëve në fshatin Koshtovë të Mitrovicës•

Në kuadër të zbatimit të planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë shpërndarjen e rreth 350 kontejnerëve me kapacitet 120 litra, për ekonomi familjare në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Asllan Isufi, u shpreh mjaft i kënaqur me realizimin e projekteve që po bëhen në të mirë të qytetarëve, andaj ai ka kërkuar nga qytetarët të mbështesin këto projekte të cilat kanë filluar, dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen së zbatuari edhe në lagjet dhe fshatrat tjera të qytetit të Mitrovicës.

“Ky projekt, i cili po zbatohet në teren në fshatin Koshtovë, është në vazhdën e shumë projekteve paraprake të cilat janë realizuar në lagjet dhe fshatrat e qytetit tonë. Andaj ne si drejtori, jemi të përkushtuar që të kontribuojmë, në lehtësimin, përmirësimin si dhe menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave të ekonomive familjare”, tha ndër të tjerash drejtori Isufi.

Po ashtu Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit, bënë të ditur se ky projekt është mirëpritur nga banorët e këtij fshati, duke e pasur parasysh që ka për qëllim lehtësimin dhe menaxhimin e mbeturinave të cilat krijohen nga nevojat e ekonomive familjare të banorëve të fshatit Koshtovë.

Projekti i cili është implementuar në fshatin Koshtovë, është realizuar me kërkesë nga Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu vlen të theksohet se Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit, ditë më parë ka përmbyllur me sukses procesin e ndarjes së rreth 600 kontejnerëve, me kapacitet 240 litra, i cili ishte një pilot projekt donacion nga GIZ-i Gjerman, të cilët do të shërbejnë për ndarjen e mbeturinave te riciklueshme në lagjen “Ilirida” në qytetin e Mitrovicës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here