Drejtuesit e komunës nderuan heronjtë dhe dëshmorët e kombit për festën e 28 nëntorit

0
56

Për nder të 28 nëntorit, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorët komunal, asambleistë dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë që nga mëngjesi homazhe tek ata që ia sollën lirinë Kosovës-dëshmorët e Kombit.

Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, ku të gjithë bashkërisht vendosen buqetë me lule të freskëta, për të vazhduar më pastaj nderimin në varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Më tutje, delegacioni i komunës, vuri buqetë lulesh tek pllaka përkujtimore e dëshmorit Artim Jashari, shtatorja e heroit Harun Bekën, shtatorja e heroit Shemsi Ahmeti, shtatorja e dëshmorit Safet Boletini, shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, shtatores së Mehë Ukës, të gjithë në Mitrovicë.

Në fund, delegacioni i komunës së Mitrovicës, bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule edhe në shtatoren e Heroit Kombëtar Isa Boletini, në sheshin e qytetit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here