DY INVESTUES PLANIFIKOJNË INVESTIM NË VLERË 225 MILIONË EURO NË KOSOVË

0
158

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur gjatë takimit të sotëm të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, se edhe dy investitorë tjerë i kanë plotësuar kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat e dy investitorëve strategjikë dhe njoftimi për kompletimin e dokumentacioneve.

“Edhe dy investitorë strategjik i kanë përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional të cilin e themeluam sot me vendim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike”, tha Shala.

Subjektet aplikuese “Solar Kosova 2020” dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” planifikojnë të investojnë në Kosovë 225 milionë euro.

“Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës. Të dyja këto projekte në energji alternative.

Shala tha se fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj.

Këto dy investime që janë në procedurë e sipër dhe investimi i “SOWI Kosovo” L.L.C kapin vlerën e 394 milionë eurove, dhe janë investimet e huaja më të mëdha direkte në Republikën e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here