Dy persona janë arrestuar për kërcënimet ndaj drejtorit të KEK-ut

0
14

Janë arrestuar dy persona lidhur me kërcënimin që i është bërë mbrëmë drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi, shkruan Gazeta inFokus.

Arrestimin e ka konfirmuar edhe Policia, ku dy personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë derguar në qendren e mbajtjes për 48 orë.

“Lidhur me rastin e kanosjes që mbrëmë është hapur rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar është kanosur ankuesi N.Th, sot janë arrestuar dy persona. Personat të dyshuar janë, B.B mashkull 24 vjeç dhe J.K mashkull 29 vjeç. Që të dy me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendren e mbajtjes për 48 orë”.

Ndryshe ky kërcënimi ka ardhë pas hapjes së konkursit të fundit në KEK, ku po kërkohen punëtorë për disa pozita të larta.

Gjatë ditës kanë reaguar edhe Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) lidhur me kërcënimin që i është bërë drejtorit të KEK-ut Njazi Thaçi.

KEK-u përmes një komunikate kanë bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe ta hetojnë me prioritet këtë rast.

“Bordi shpreh mbështetjen e plotë për drejtorin menaxhues Njazi Thaçi dhe ndjen keqardhje për shqetësimin që i ka ardhur nga persona të papërgjegjshëm. Nga ana tjetër Bordi i Drejtorëve të KEK-ut garanton aksionarin, Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët se çdo konkurs dhe veprim do të mbikëqyret në detaje nga bordi”, është thënë në reagimin e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here