E plaçkit një grua në oborrin e shtëpisë – arrestohet i dyshuari

0
45

Të premten pasdite është arrestuar një burrë në rrugën “28 Nëntori” në Pejë, pasi që dyshohet se i njëjti e ka plaçkitur një grua në oborrin e shtëpisë së saj.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari ka sulmuar viktimën dhe ia ka marrë asaj çantën nga dora.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here