Edhe në Mitrovicë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

0
66

Sot në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “ Nëna Terezë” në Mitrovicë, u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, ku të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori i Arsimit, Iset Beka, drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, dhe familjarë e qytetarë të shumtë.

Fillimisht fjalën e mori, drejtori i Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”, Hajdar Shyti, i cili falënderoi gjithë stafin e qendrës për punën e tyre të palodhshme, dhe për arsimimin cilësor për të gjithë nxënësit pa dallim race, gjinie, etnie apo feje.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, me këtë rast uroj të pranishmit shënimin e kësaj dite duke thënë se komuna është vazhdimisht e interesuar që të ndihmoj këtë kategori me kushte më të mira për jetë.

Po ashtu nënkryetari Mujka theksoi se ish- objektin e Qendrës për Punë Sociale në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë vendosur që ta japin në shërbim të Personave me Aftësi të Kufizuar, dhe procedurat do të fillojnë nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm, ku fëmijët mund ta kalojnë gjithë ditën apo edhe natën në atë qendër dhe do të kenë mundësinë të trajnohen për kryerjen e ndonjë zanati që të mund ti shërbej më vonë për punësim.

Ndërsa në fjalën e tij ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se e kemi obligim dhe për detyrë që kësaj kategorie të njerëzve tu sigurojmë kushtet e nevojshme për jetesë, duke thënë se duhet ndihmuar edhe në edukim dhe arsimim sa më cilësor dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë me të gjithë të tjerët.

“3 Dhjetori është një ditë e shënuar që ka për qëllim ti zgjoj dhe ti vetëdijesoj të gjithë njerëzit sepse kjo kategori duhet të jetë e përfshirë në të gjitha aspektet dhe ne e kemi për obligim që të mendojmë çdo ditë për këtë kategori. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë e ka siguruar infrastrukturën e nevojshme për këtë kategori, dhe për vitin 2019 kemi planifikuar të punësojmë 129 asistente që do të merren me kujdesin e kësaj kategorie”, tha ndër të tjera ministri Bytyqi.

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, fëmijët e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim para të pranishmëve shfaqën një program kulturor- artistik për të ngritur vetëdijen e qytetarëve që kjo kategori duhet të gëzoj të drejta të barabarta si të

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here