Edhe në Mitrovicës shënohet “Dita e Forcës”

0
39

 

Edhe në Mitrovicës shënohet “Dita e Forcës”

Sot në ambientet e Kazermës së Forcës së Sigurisë në Batalionin 3 në Mitrovicë, u shënua dita e themelimit të FSK-së, me ç’rast mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Të pranishëm në shënimin e kësaj dite ishin edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori i Arsimit, Iset Beka, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, qytetarë si dhe nxënës të shumtë nga shkollat fillore dhe të mesme në Mitrovicë.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, e falënderoj për mirëpritjen majorin Avni Kiqina, duke thënë se është nder dhe privilegj për mua dhe të gjithë qytetarët shënimi i Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, një nga ditët më të rëndësishme për vendin tonë.

”Kjo është dita që e dëshmon punën e palodhshme, përkushtimin dhe suksesin tuaj nëpër vite për t’u profesionalizuar dhe për t’i kontribuar me dinjitet shtetit tonë të ri, dhe njëkohësisht duke shprehur gatishmërinë për të qenë në shërbim të qytetarëve atëherë kur është e nevojshme. Ushtarët tanë për të realizuar idealin e tyre për një shtet të pavarur kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre, sot FSK-ja është në hapa të sigurt drejt themelimit të një ushtrie e cila do të jetë në nivel me ushtritë e shteteve evropiane për të përfaqësuar denjësisht shtetin tonë”, tha kryetari Bahtiri.

Po ashtu kryetari Bahtiri u shpreh të jetë mirënjohës për rolin e FSK-së në ruajtjen e situatës së sigurisë në qytetin e Mitrovicës, si dhe të gjitha misionet tjera paqeruajtëse për një qytet më stabil.

Ndërsa majori Kiqina, tha se vizita e kryetarit Bahtiri dhe të gjithë qytetarëve tjerë na bënë të ndihemi krenar që së bashku po shënojmë ditën e Forcës dhe sot dyert e FSK-së janë të hapura për të gjithë qytetarët.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni i sigurisë, më i besueshëm në vend dhe më i respektuari nga qytetarët e Kosovës, për këtë ajo është krenare për arritjet e përgjithshme, prej të cilave më e veçanta është shpallja e kapaciteteve të plota operacionale, nga NATO”, tha ndër të tjerash majori Kiqina.

Kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga major Kiqina dhe qytetarët e pranishëm patën rastin të shohin disa nga pajisjet, demonstrime nga pjesëtarët e FSK-së si dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here