Familja angleze detyrohet të ulet në dyshemenë e aeroplanit pasi ulëset e tyre nuk ekzistonin

0
16

Një familje angleze është detyruar të qëndrojë në dyshemenë e një aeroplani për dy orë gjatë fluturimit nga Spanja në Britani të Madhe për shkak se numrat e ulësve që i kishin në bileta në fakt nuk ekzistonin fare në aeroplan.

Familja Taylor kishte shkuar herët në aeroport për të hyrë me kohë në aeroplan, pasi i kishin përfunduar pushimet në qytetin Menorca të Spanjës. Ata dëshironin të uleshin afër njëri-tjetrit dhe në bileta figuronin ulëset me numrat 41D, E dhe F, por në aeroplan këto ulëse nuk ekzistonin.

“Ishte e vështirë dhe e parehatshme. Nuk mund ta besonim kur e kuptuam se nuk kishte ulëse për ne”, thotë Paula Taylor. Kompania e fluturimeve ua kishte ofruar një ulëse të lirë për vajzën 10-vjeçare, por ajo mund të qëndronte në të vetëm gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit në tokë.

Kompania “TUI Airlines” ia ka ofruar familjes rimbursimin për shpenzimet e biletave të blera. Ata thanë se problemi është shkaktuar nga një ndërrim i paplanifikuar i aeroplanëve në çastin e fundit, shkruan “Daily Mail.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here