Fatmir Limaj: Janë 10 tema që do të diskutohen në dialog me Serbinë

0
15

Kryesuesi i ekipit negociator për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, në konferencën për media, ka bërë të ditur se janë 10 tema që do të diskutohen në dialog me Serbinë.

Ai ka thënë se në fillim të muajit janar do të zhvillohet takimi i parë në Bruksel për vitin 2019, me ftesë të Bashkimit Europian.

Më herët presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur në takim kryesuesit e ekipit, Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, ku këta të fundit nuk kanë pranuar të japin shumë detaje rreth këtij takimi.

“Presidenti dhe kryeministri do ta furnizojë delegacionin shtetëror me të gjitha ato tema që janë diskutuar deri më sot dhe në ditët në vazhdim ne do ta marrim gjithë dokumentacionin dhe temat që janë trajtuar dhe dalëngadalë delegacioni t’i trajtojë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka theksuar se çështja e personave të zhdukur, temat ekonomike si dhe çështja e pronave, janë ndër 10 temat që do të diskutohen.

Ndërsa kur është pyetur nga gazetarët se cili do të jetë udhëheqësi i dialogut, Limaj nuk ka pranuar që të jap detaje.

Kujtojmë se deri tani udhëheqës i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ka qenë Hashim Thaçi i cili tani është president i vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here