Fillon rregullimi i shtratit të lumit mes fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë

0
21

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar punimet në projektin për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë.

“Kanë nisur punimet për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet Krushës së Madhe e Celinë. Me këtë projekt synojmë që problemet e shumta që kanë shkaktuar vërshimet, si rrjedhojë e lumit, për banorët dhe bujqit e kësaj ane të zgjidhen me këtë projekt shumë të nevojshëm e kërkuar nga qytetarët”, tha Latifi.

Nisjen e këtyre punimeve banorët e të dy fshatrave e kanë pritut mirë, pasi siç kanë thënë ata, në vazhdimësi kanë pasur vërshime dhe dëmtim të kulturave bujqësore sa herë që ka pasur reshje të shiut. Ata kanë thënë se me rregullimin e shtratit, më nuk do të kenë vërshime e as dëmtim të kulturave bujqësore, pasi që një pjesë e madhe e banorëve, jetojnë nga të ardhurat që marrin nga puna që e bëjnë në bujqësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here