Flamujt e Amerikës valviten në Prishtinë dy ditë para votimit të Ushtrisë

0
32

Sheshet dhe rrugët e Komunës së Prishtinës, janë stolisur të gjitha me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Flamujt e aleatit më të madh të Kosovës, sipas raportimeve janë vendosur me urdhër të Qeverisë së Kosovës, si shenjë falënderimi  për SHBA-të pas përkrahjes që ka dhënë me pajisje dhe qëndrim ndaj vendimit të themeilimit të Ushtrisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës si dhe Kuvendi i Kosovës, kanë paralajmëruar transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura më 14 dhjetor.

Flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur në çdo cep të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here