FSK-ja me ligjërata për rrezikun nga mjetet piroteknike

0
32

Tashmë që po afrohen festat e fundvitit, përdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e të rinjve në Kosovë është rritur me të madhe.

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit ka organizuar fushatë vetëdijesimi nëpër shkollat fillore të Kosovës me qëllim të ndërgjegjësimit të nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojë përdorimi nga ana e tyre i mjeteve piroteknike. Fushata është realizuar nga data 10 deri më 19 dhjetor 2018 dhe janë  përfshirë nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Dragashit.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 17 orë mësimi ku kanë marrë pjesë mbi 1000 nxënës. Ligjëratat janë mbajtur nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit,  të cilët janë të përgatitur dhe të trajnuar për mjete të rrezikshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here