Gjashtë fotografitë që tregojnë qartë raportet ndërmjet Thaçit e Veselit

0
9

Në Ditën e Bashkimit të Gjermanive, e cila u festua edhe në Prishtinë, fotografi nga aty publikuan presidenti Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Të dy nga tre copë. Në të tri fotot e Thaçit, Veseli nuk shihet askund, ndërsa në të tri foto e Veselit, Thaçi është kryeprotagonist. Kjo i tregon më së miri raportet që i kanë ata me njëri-tjetrin.

Si duket, Veseli ka frikë edhe në foto të dalë pa Thaçin, i cili ditëve të fundit, ia kishte bërë pikë e pesë ministrat e kabinetit të tij.

Java që shkoi, kaloi në shenjë të përplasjes ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Gjithçka nisi me vizitën e Thaçit në Ujman ku si shoqërues shkuan edhe dy ministrat Abelard Tahiri e Bedri Hamza. Kjo vizitë në rajonin e Mitrovicës e ka nervozuar Veselin për faktin që Thaçi s’e ka lajmëruar fare që do të shkojë, ndërsa me vete ka marrë edhe dy zyrtarë të PDK-së, kryetar i së cilës është vetë Veseli.

thaci-v-3_1538740892-7738454.jpg

Pas kësaj, Veseli tentoi t’i pastrojë radhët e ministrave të vet brenda Qeverisë, por si duket nuk arriti ta bëjë këtë pikërisht për shkak të ish-liderit të PDK-së Hashim Thaçit i cili si duket ende ka ndikim të madh brenda partisë që e ka drejtuar kohë të gjatë. Veseli madje doli në publik me dy ministra Besim Beqajn dhe Bedri Hamzën ndërsa Abelard Tahiri njoftoi në Facebook se do ta vazhdojë punën në Qeveri.

thaci-v4_1538740903-1771948.jpg

Krejt këtë situatë Veseli tentoi ta minimizojë të enjten në Gërmi ku u shënua përvjetori i bashkimit të Gjermanive. Nga ky event ai postoi 3 fotografi me Thaçin, ndërsa Presidenti u kujdes që ta fsheh Veselin në fotografitë e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here