GJATË DITËVE TË FUNDIT 326 ZJARRE, HARADINAJ KËRKON KUJDES NGA QYTETARËT

0
67

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, ku ka kërkuar nga ta koordinim, si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës.

Haradinaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.

“Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës. I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve.  Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here