Gjermania deklarohet për taksën që Kosova vendosi ndaj Serbisë

0
20

Qeveria e kancelares Angela Merkel ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të ndalë luftën tregtare me Serbinë, duke sinjalizuar se Evropa është e shqetësuar për tensionet e reja në Ballkan që cenojnë përpjekjen shumë vjeçare për pajtim. “Çështja për të cilën nuk kemi fare mirëkuptim është vendosja e taksës prej 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Merkelit, Steffen Seibert gjatë një konference për media të mërkurën në Berlin, shkruan ‘Bloomberg’, Ai gjithashtu ka thënë se Gjermania do të preferonte që Serbia të lejonte Republikën e Kosovës që të anëtarësohej në INTERPOL. Sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i pa ndryshuar.“Ajo ka theksuar se ‘integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm” ka thënë Seibert.  Megjithatë Gjermania do të mbështesë një marrëveshje të qëndrueshme reciproke ndërmjet dy palëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here