Gjermania me mesazh të qartë për Qeverinë e Kosovës

0
30
Vendosja e taksës 100 % nga qeveria për produktet që vijnë nga Serbia dhe nga Bosnje Hercegovina, ka bërë një kthesë të madhe sa i përket zhvillimeve politike. Derisa Serbia vazhdon të përgjërohet e të derdhë “lot krokodili”, qeveria e Kosovës shfaqet e prerë në qëndrimin e saj për mos-heqjen e taksës.

Mirëpo, reagimet e shumta ndërkombëtare lidhur me veprimin e Qeverisë, sikur po duan të ndryshojnë situatën.  Është Gjermania, vendi mik i Kosovës, e cila nuk po e mbështetë qeverinë në këtë veprim.”Gjermania nuk ka mirëkuptim fare për vendosjen e taksës prej 100 % nga ana e qeverisë së Kosovës për mallrat e Serbisë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.                                                                                        Gjermania është më e zëshmja sa i përket mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës, andaj edhe qëndrimi i saj për taksën duhet të merret parasysh.                                     Në kohën kur po vihen në pikëpyetje kufijtë, ajo që i duhet vendit është maturia në veprimet që bën.  Aq më tepër kur kjo maturi kërkohet nga Gjermania. Është vetëm Gjermania ajo që ka shprehur qëndrimin e saj për mos prekjen e kufijve aktual, çështje të cilën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po donë të na e shes si “Korrigjim kufijsh”.

Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e matur edhe me veprimet e saj pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe. Në veri mund të shpërthejnë trazirat shumë lehtë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

Kosova nuk ka arritur të shtrijë sovranitetin e saj në pjesën veriore, andaj edhe nuk duhet të bëj hapa për të cilët mund të pendohet më vonë.

Situata e krijuar duhet të zhvendoset në Kuvendin e Kosovës. Aty duhet të vendoset edhe për ecurinë e dialogut dhe hapat e mëtutjeshëm pas reagimeve ndërkombëtare për taksën.

Një pjesë e opozitës duket se është “ekzaltuar” pak si tepër nga vendimi i Qeveris për taksën e vendosur, duke harruar se gjithë skenarët politik në Kosovë i bën Presidenti Thaçi.

Nuk mund të trazohet veriu, kur në krye të shtetit është Presidenti që po kërkon ndarjen e Kosovës, në finalizimin dialogut me Serbinë.

Në këtë rast, shumë lehë mund të thuhet se Qeveria me vendimet e saj, po i bën argatin Presidentit Thaçi.

Kosova ka pësuar humbje të mëdha në arenën ndërkombëtare deri më sot. Nuk i duhen humbje të tjera, nuk i duhet ndarja që po e kërkon presidenti Thaçi.

Për më tepër Kosovës nuk i duhet Presidenti që kërkon ndarjen më shumë sa sa vet Serbia.

Është detyrë patriotike e partive opozitare, por edhe atyre në pozitë që të ruajnë vendin nga ndarja që po i kanoset.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here