Gjermanja 18-vjeçare bën një punë të pazakontë, pastron oxhaqe

0
8

Nëse dikush i shikon me kujdes kulmet e shtëpive në Bavari të Gjermanisë, mund ta shohë edhe një vajzë 18-vjeçare duke i pastruar oxhaqet. Përpos pastrimit, Louisa Tonetto edhe ndërton oxhaqe bashkë me kolegët e punës.

Tonetto është pastruese e oxhaqeve, një profesion që në Gjermani ekziston që nga Mesjeta. Ndonëse thotë se shumica e shoqeve punojnë në profesione tjera, përfshirë punën në zyrë dhe laboratorët e teknologjisë, asaj i pëlqen më tepër puna e pastrimit të oxhaqeve. Ajo i kontrollon mjetet që e hetojnë tymin, instalon dhe pastron kaldaja, ndonëse kjo punë nuk është tipike për vajzat dhe për moshën e saj.

“E di se në kohën tonë shumica duan të bëhen yje të Instagramit apo të bëhen të famshëm përmes internetit, por kjo sinqerisht nuk më pëlqen mua”, thotë Tonetto. “Mendoj se kjo të dëmton në aspektin psikik. Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët se kush është më e bukur, kush është më e hollë apo kush ka më së shumti pëlqime, mendoj se këto janë të dëmshme prandaj më pëlqen më tepër ta bëj këtë punë”, shtoi ajo, shkruan “BBC”, transmeton

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here