Gratë kërkojnë që në udhëheqjen e fshatrave dhe të lagjeve të përfaqësohen denjësisht

0
5

 

 

Gratë kërkojnë që në udhëheqjen e fshatrave dhe të lagjeve të përfaqësohen denjësisht

Sot në Komunën e Mitrovicës, organizata Kosova – Women 4 Women në koordinim me zyrtaren për Barazi Gjinore, Besa Veseli, kanë mbajtur debatin publik për draft rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës.

Ky aktivitet është financuar nga Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)-i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.
Qëllimi i kryesor i këtij debati ishte përfshirja e kuotës gjinore në përzgjedhjen e këshillave të fshatrave dhe lagjeve në Komunën e Mitrovicës.

Gratë pjesëmarrëse mbështetën këtë draft rregullore dhe shprehen gatishmëri që të jenë pjesë e këshillave të fshatrave dhe lagjeve më shpresë që kjo rregullore të implementohet sa më shpejtë.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Hysen Muzliukaj dhe zyrtarja për barazi gjinore, Besa Veseli, kanë falënderuar të gjitha gratë për interesimin e tyre që të bëhen pjesë e kësaj rregullore, ku pas përfundimit të proceduarve ligjore duhet të kaloj për miratim në kuvendin komunal.

 

DSC_0703.JPG

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here