Haradinaj: 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë

0
26

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë.

“Viti 2018 u finalizua me sukses me përmbylljen e arkitekturës së sigurisë së Kosovës, që paraqet kulmin e shtëpisë sonë të përbashkët”.

Kështu ka thënë Haradinaj para Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK-së, në ditën kur dhjetëra të rinj të profileve të ndryshme profesionale, iu kanë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në thelb të vizionit të Aleancës çdoherë ka qenë rinia, si partner dhe resurs kryesor në zhvillimin e vendit dhe garant i të ardhmes sonë. Besimi në AAK po rritet përditë dhe ky është tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë diferencën në vend”, ka thënë Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here