Haradinaj e mirëpret propozimin e Thaçit për paga më të mëdha për ushtarët e Kosovës

0
23

Kreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pohuar se Qeveria e Kosovës e mbështe propozimin e presidentit të vendit Hashim Thaçit që pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës t’ju rriten pagat.

Ai ka thënë se Qeveria që ai drejton asnjëherë nuk ka hezituar në mbeshtetje financiare sa i përket sektorit të sigurisë.

”Ishte një ngjarje shumë e mirë të qenit në drekë me ushtarët”.

”Rritjen e pagave për ushtarët e mirëpresim si Qeveri në çdo kohë propozimin nga secili institucion. Sidomos në çështje të sigurisë asgjë s’kemi kursyer”.

”Kurdo që jepet propozimi konkret ne jemi në gjendje për ta shqyrtuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here