Haradinaj: Gjeneratë e tërë e vendit ka pësuar plagë dhe këto plagë janë çmimi ynë për lirinë

0
11

“Ju inkurajoj për guximin tuaj dhe të familjes tuaj dhe besoj që ky guxim do t’i inkurajoj të tjerët të ndjehen të lirë dhe vetëm atëherë, mund të kërkojmë drejtësi”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti më takim Vasfije Krasniqi Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, e cila është edhe pjesë e Lëvizjes globale kundër dhunës seksuale.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë guximin, me të cilin Vasfija rrëfeu përvojën e trishtë që kishte kaluar gjatë luftës në Kosovë, duke vlerësuar që ky hap është tejet i rëndësishëm për ta fituar drejtësinë.

“Që në fillim të mandatit tim si Kryeministër i vendit, kategorinë e viktimave të dhunës seksuale e kemi trajtuar me kujdesin maksimal. Si hap i parë i yni në këtë përpjekje është skema sociale që kemi krijuar dhe ne do të vazhdojmë të japim ndihmën tonë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se personat e kësaj kategorie me fitimin e statusit, fitojnë besimin që të kërkojnë drejtësi.

“Duke u bërë shembull për shumë viktima të tjera, ju jeni zëri i së vërtetës që ka ndodhur mbi popullin tonë dhe në këtë mënyrë ju hapni rrugë për drejtësinë që ka munguar për dy dekada”, tha kryeministri Haradinaj.

 

Kryeministri Haradinaj tha se një gjeneratë e tërë e vendit ka pësuar plagë dhe këto plagë janë çmimi ynë për lirinë, duke shprehur përkrahjen e pa rezervë të tij dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, që kjo kategori e shoqërisë të ketë vend të merituar.

Nga ana e saj, Vasfije Krasniqi Goodman, pasi falënderoi Kryeministrin për pritjen, tha se me përkrahjen e vazhdueshme që ka pasur nga familja dhe rrethi, ajo ia ka dalë që të vazhdojë jetën, të krijojë familjen e saj dhe gjithashtu sot, të bëhet zëri i shumë viktimave të tjera.1-183_1539847980-4966306

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here